Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më të rëndësishme strategjike të Aleancës Veriatlantike.
Osmani e uroi Admiralin Wikoff për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli dhe duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar dhe të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë që nga viti 1999. Në këtë kontekst, Presidentja shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, si forcë e besueshme parandaluese dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.
E para e shtetit konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Në këtë frymë, Presidentja potencoi rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies nga ana e saj për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmin terrorist, respektivisht agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc./Arbresh.info

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit nga ushtria iraniane rrezi...
Dënohen dy persona për nxitje të përçarjes dhe thirrje për x...
Rama takohet me Begajt, dorëzon ndryshimet në qeveri
Trump: Konflikti ushtarak me Iranin mund të zgjasë rreth kat...
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...