Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka takuar në Paris presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump.
Osmani në “X” për takimin me Trumpin duke bërë të ditur se e ka uruar presidentin e zgjedhur amerikan për fitoren e tij, ndërsa shtoi se ia ka konfirmuar angazhimin e Kosovës për të forcuar aleancën mes dy vendeve, shkruan Arbresh.info.
“Derisa isha në Paris, ishte një nder të takova Presidentin Donald Trump dhe e përgëzoj për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë”, ka shkruar Osmani në “X”.
“Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Osmani./Arbresh.info/
While in Paris, it was an honor to meet President @realDonaldTrump and congratulate him on his victory on behalf of the people of Kosovo. I also reaffirmed our commitment to strengthening our alliance.
We rely on strong U.S. leadership as we work together to promote peace,… pic.twitter.com/XoLjTKFA8a
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...