Ambasadori Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka parë nga afër ndërtimin e shkollës më të madhe në Prizren, një investim i BE-së që kushtoi 5.2 milionë euro.
Gjatë qëndrimit në këtë qytet, Orav theksoi se me plotësimin e kushteve, Kosovës do t’i hiqen edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Në takimin me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, Orav tha se kanë biseduar për situatën politike dhe ekonomike të Kosovës.
Ambasadori i BE-së nënvizoi dëshirën e madhe të popullit të Kosovës për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Ai tha se duhet që 27 vende të BE-së të vendosin për heqjen e masave që i janë vënë Kosovës kohë më parë.
“Mua më duket se shpesh është deklaruar edhe prej nivelit të BE-së, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare. Unë shpresoj që kjo të ndodhë shpejt, e të mos shtyhet për më vonë. Mirëpo, nga ana e Kosovës, duhet të përmbushen edhe shumë kushte dhe duhet të kryhen detyrat e caktuara. Për t’i hequr masat, duhet konsensusi i 27 shteteve të BE-së, pastaj ka edhe diskutime që janë në proces”, tha Orav, raporton RTK.
Së bashku me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, Orav dhe stafi i tij vizituan shkollën në lagjen “Dardania”, investim i BE-së që ka kushtuar 5.2 milionë euro dhe ka kapacitet prej 900 nxënësish.
“Jam shumë optimist se në të ardhmen na presin ditë më të mira, na pret një nivel më i lartë i bashkëpunimit, na pret një efikasitet më i madh i operacioneve, dhe në këtë mënyrë, konsideroj që Prizreni do të jetë një nga komunat që do të prijë në këtë aspekt”, tha Totaj.
“Duket se shkolla tani është e gatshme, vetëm se duhet të bëhen lidhjet e duhura me energji elektrike, kështu që nxënësit së shpejti do të mund ta përdorin”, tha ai.
Orav, nën shoqërimin e kreut të komunës, Shaqir Totaj, vizituan edhe objektet e trashëgimisë kulturore në Zonën Historike të Prizrenit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...