Sipas përfaqësuesve të opozitës, edhe deklaratat e Hoyt Yee-s se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsion i duhur, duhet të kuptohen si diplomatike mes dy shteteve mike. Megjithatë, sipas tyre, në situatën aktuale për ta kapërcyer “ngërçin politik” zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Kosovë tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.
Mirëpo, me këtë mendim nuk po pajtohet opozita kosovare, madje as analistët politikë kosovarë. Sipas opozitës, edhe deklaratat e Hoyt Yee-s duhet të kuptohen si diplomatike mes dy shteteve mike. Megjithatë, sipas tyre, në situatën aktuale për ta kapërcyer “ngërçin politik” zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.
Ndërkohë edhe analistët kosovarë kanë thënë se nëse Kuvendi i adreson për t’u dhënë zgjidhje tri çështjeve tashmë madhore dhe të njohura, atëherë zgjedhjet do të jenë të pashmangshme.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje