Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas lajmit për njohjen zyrtare të Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një hap historik për shtetin dhe popullin tonë.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se kjo njohje e bën Sirinë shtetin e 120-të që e njeh Kosovën, dhe falënderon Presidenten Vjosa Osmani për përkushtimin dhe punën e saj në forcimin e pranisë ndërkombëtare të vendit, si dhe Presidentin al-Sharaa dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite për kontributin në këtë sukses diplomatik.
“Çdo ditë, Republika e Kosovës po bëhet më e fortë dhe më e respektuar në skenën ndërkombëtare. Në këtë frymë, mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sirinë në fusha me interes të ndërsjellë,” thuhet në deklaratë.
Deklarata përfundon me një mesazh falënderimi:
“Shukran jazīlan, Sūriyā! Urime Kosovë!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...