Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit

08:39 | 7 Prill 2026
E.K

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka regjistruar një aksident trafiku me fatalitet.

Në total janë raportuar 57 aksidente: 27 me të lënduar dhe 29 vetëm me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar 2,291 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme.

Po ashtu, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 4 janë mbajtur në paraburgim. Nuk është raportuar asnjë ndalim policor gjatë kësaj periudhe./Arbresh.info