Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se pas mbylljes për qarkullim të urës tek Liqeni i Badovcit dhe analizave gjeologjike, sot kanë nisur procedurat e prokurimit për ndërtim të urës së re.
Me anë të një postimi në rrjetin social, Durmishi ka bërë të ditur se kostoja për këtë urë 35 metra e gjatë do jetë mbi 500 mijë euro, derisa afati për përfundim të punëve do jetë 125 ditë, përcjell Arbresh.info.
“Pas konstatimit të ekspertëve që ura në Badovc duhet të mbyllet për qarkullim, ne menjëherë intervenuam. E mbyllëm urën duke e hapur Bypass-in, e asfaltuam rrugën si zgjidhje të përkohshme. Bëmë analizat gjeologjike e gjeomekanike dhe filluam projektimin e urës. Sot kemi filluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e urës së re. Kostoja e saj planifikohet të jetë 530 mijë euro. Ura është e gjatë 38 metra me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse. Afati për përfundimin e punimeve është 125 ditë”, ka shkruar Durmishi./Arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...