Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetimet për mundësinë e falsifikimit të hartave nga Komisioni i kaluar Qeveritar. Zyrtarë të Prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit ka bërë të gjitha pretendimet e parashtruara dhe në qoftë se gjenden elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.
Kuvendi i Kosovës tashmë ka ndaluar së proceduari projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi në seancë të Kuvendit, derisa të marrë një përgjigje nga Prokuroria rreth hetimeve për mundësi të falsifikimit të hartave nga komisioni i kaluar qeveritar.
Prokuroria e shtetit i ka konfirmuar RTK’së se akoma është në fazën e verifikimeve të pretendimeve të parashtruara.
Përmes një përgjigje elektronike, zyrtarë të prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori do t’i verifikojë të gjitha provat e parashtruara dhe nëse gjenden elemente të ndonjë vepre penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmerr veprimet e duhura ligjore.
Prokuroria e shtetit nuk ka bërë të ditur se kur do të dalë me të dhëna në rast se ka pasur ose jo falsifikim të hartave të paraqitura në raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha. /RTK/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116