Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur sot seancën e re për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.
Dje Qeveria është njoftuar edhe me fillimin e zbatimit të projekteve të financuara nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA).
Shuma e alokuar për Kosovën në programin e IPA II për vitet 2014-2020 është 645,5 milion, të cilat do të shpërndahen në sektorët: Demokracia dhe qeverisja; Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale; Bujqësia dhe zhvillimi rural Mjedisi dhe Bashkëpunimi regjional.
Aktualisht janë duke u zbatuar 246 projekte të financuara nga IPA, në vlerën totale prej 173, 867,805 euro, derisa janë planifikuar edhe 53 projekte në vlerën 145,356 euro./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...