Zyrtarisht edhe në pjesën veriore të vendit ka nisur procesi i regjistrimit. Pavarësisht thirrjeve të disa partive serbe për të mos iu përgjigjur këtij procesi, qytetarët serbë të intervistuar nga RTK thanë se do t`i përgjigjen këtij procesi.
Edhe pse thonë se nuk janë të informuar aq sa duhet për procesin e regjistrimit të popullsisë, qytetarët serbë, të intervistuar, thonë se do t’i përgjigjen pozitivisht, pavarësisht thirrjeve të disa partive serbe për të mos iu përgjigjur këtij procesi.
“Kur të vijnë, do të regjistrohemi, pse jo. Gjithçka që është sipas ligjit, do ta respektojmë”, tha një qytetar.
“Jo. Tash hera e parë dëgjoj prej jush. Çfarë bëjnë të gjithë, do të bëj edhe unë. Këtu te ne është gjithçka politike”, tha një qytetar tjetër.
Në Mitrovicën e Veriut dhe në Zubin Potok thanë se përgatitjet për regjistrim janë bërë, por ka disa probleme.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati, tha se regjistrimi është në interes edhe për vetë serbët.
“…Nëse ata nuk e shfrytëzojnë atë të drejtë, ASK-ja sipas rregullës të standardeve ndërkombëtare do ta bëjë një vlerësim, dhe ai vlerësim do të mbetet si statistikë zyrtare që u shërben institucioneve për numrin e popullsisë të asaj zone”, tha Avni Kastrati, drejtor i ASK-së.
Në regjistrimin e vitit 2011, serbët e pjesës veriore të Kosovës e patën bojkotuar.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...