Disa nga ngjarjet që janë paraparë të zhvillohen gjatë ditës:
Mbahet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës, mbështetur nga UN Women në Kosovë, organizon Konferencën “Vetëm Po, nënkupton Po”, në përgjigje të SDG 5. Konferenca ka për qëllim të trajtojë harmonizimin e legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit në raport me dhunën seksuale. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 09:00)
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mban mbledhjen e radhës. (ZRRE, ora 10:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën e 7-të “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, me temën “Loja e barabartë – gratë në udhëheqje”. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:00)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon Ditën e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” që është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Komunën e Gjakovës. Merr pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (Aeroporti i Gjakovës, ora 10:15)
Kryetarja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova informon mediat mbi zhvillimet e fundit publike të procedurave.(Platforma Zoom, ora 15:30)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban takim me strukturat udhëheqëse të degës së Aleancës në Klinë, ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Klinës. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ora 17:00.
Hapet ekspozita personale e Leart Hysenit. Ekspozita i kushtohet fëmijëve në repartin hematoonkologjik në Prishtinë, bazuar në përvojën personale të Leartit. (Open ART Gallery në Prishtinë, ora 18:00.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...