Secila shkronjë dhe secili mesazh i shkruar sivjet mbi monumentin “NewBorn” në kryeqytet, përfaqëson një rrëfim të trishtë në vete. Rikujtojnë vuajtjet e kategorisë që drejtësi kërkon tash e 20 vjet, por ende pa rezultat, raporton arbresh.info.
Në vitin e 12-të të shpalljes së Pavarësisë, New Born – simboli i Pavarësisë së Kosovës i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, me qëllim të rritjes së vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.
Ndërsa qytetarë të shumtë nga qytetet e ndryshme të vendit, kishin dalë për të parë këtë monument me dizajn të ri.
Ata këtë akt, e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm.
Në videon e më poshtme mund të shihni mendimet e qytetarëve në lidhje me dizajnin e ri të simbolit të pavarësisë “NewBorn”/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/630701524169943/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...