Monumenti NEWBORN, i njohur si simbol i pavarësisë, i vendosur në Prishtinë, do të bëhet me bazament dhe ndriçim.
Obelisku i pavarësisë, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, çdo vit ndryshon pamje, për ta bërë atë më tërheqës për vizitorët vendas e të huaj.
Ditëve të fundit kanë nisur punimet për vendosjen e bazamentit dhe ndriçimit të këtij obelisku.
Punimet janë paraparë të kryhen brenda 45 ditëve.
NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si edhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë kishin ngjyrë të verdhë, ndërkohë që çdo vit ka ndryshuar pamje./Telegrafi/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën