Shumë media të Kosovës, kanë marrë rrugën për në Ohër, kjo ka bërë që në kufirin Kosovë- Maqedoni e Veriut, të shkaktohen kolona të gjata.
Sipas asaj që thotë një polic doganor i Kosovës, shumë media kanë kaluar nëpër atë pikë doganore.
Të shtunën më 18 mars, në Ohër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.
Kujtojmë se nesër sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30.
Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...