Të enjten (nesër), në Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi.
Seanca pritet të filloj nga ora 13:15, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se më 7 korrik 2024, Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (UÇK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Dyshohet se ai është hedhur nga një automjet në lëvizje pas sulmit.
Në këtë rast, dy persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, që rezultoi në vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet në paraburgim për veprat penale: “Mosdhënie ndihme” dhe “Moskallëzim i veprave penale ose i autorëve të tyre”.
Incidenti tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Më shumë se një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi dhe çështja do të dëgjohet në gjykatë nesër./Arbresh.info
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...