Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi i tij me homologun grek gjatë vizitës në Athinë, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit.
Në foto shfaqen dy kryeministrat duke shtrënguar duart mes njëri-tjetrit, ndërsa Rama shkruan se ata të dy i lidh një miqësi në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.
Rama shton se po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...
Miratohet projektligji për çmimet tavan
Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, varroset nes...
Momente të ëmbla për Adionin dhe Fabjolën