Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz ka marr pjesë në përurimin e transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ambasadori Dietz deklaroi para mediave se ky projekt shënon një hap të rëndësishëm përpara në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor dhe të sigurt në Kosovë.
“Problemi ka qenë i njohur prej kohësh. Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë rreth 35% të vdekjeve në nivel botëror dhe situata në Kosovë është shumë e ngjashme. Në të kaluarën, pacientët këtu përballeshin me lista të gjata pritjeje për të marrë trajtimin e duhur. Ne reaguam shpejt. Ne ishim këtu së bashku me kryeministrin në muajin gusht, kur filloi renovimi i këtij spitali. Dua të përgëzoj Agjencinë për Zhvillim të Luksemburgut (LuxDev) për këtë punë të shkëlqyer. Renovimi u përfundua në nëntor dhe, që nga ajo kohë, mbi 1,000 pacientë janë trajtuar tashmë. Sot, ky investim po shpëton jetë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për pajisje – është po aq e rëndësishme edhe ofrimi i trajnimit të duhur për mjekët”, tha Dietz.
Ai tha se është krenar për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Qendrës Klinike Universitare dhe Departamentit të Kardiologjisë, së bashku me Institutin e Kardiologjisë të Luksemburgut.
“Ky partneritet filloi me trajnime në Luksemburg dhe tani po vazhdon këtu në Prishtinë. Luksemburgu mbetet i përkushtuar për të investuar në aftësitë mjekësore dhe infrastrukturë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet në fushën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve jo-ngjitëse, përfshirë goditjen në tru, si dhe të forcojmë edukimin mjekësor përmes pajisjeve të avancuara teknologjike për mjekët e rinj. Gjithashtu, dua të falënderoj Ministrinë për bashkëpunimin e ngushtë”, shtoi Dietz.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...