Kryetarja e Kuvendit, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shqiptimit të dënimit për vrasësit e Liridona Ademajt.
Përmes një reagimi publik, Haxhiu thotë se sot drejtësia dhe një përgjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi që tronditi mbarë vendin.
Haxhiu shtoi se asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj, pranë vëllait e familjes por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhërojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë.
“Sot, me dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt, drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi të rëndë që tronditi mbarë vendin. Përpjekja e të dënuarve për ta fshehur vrasjen pas skenarëve të rremë vetëm sa e rëndoi edhe më shumë këtë akt mizor. Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj, pranë vëllaut, pranë familjes por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhërojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë”, ka shkruar kryeparlamentarja në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo shkruan se lufta kundër femicidit kërkon vigjilencë të përhershme, institucione të forta dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.
“Sot e kujtojmë Liridonën me dhimbje dhe respekt. Nderimin më të madh për të do ta tregojmë duke ndërtuar një Kosovë ku çdo grua jeton e lirë, e mbrojtur dhe me dinjitet. Në këto momente, jam pranë familjes së saj dhe uroj që ky vendim, sado pak, t’u sjellë një grimë qetësie në dhimbjen e tyre të thellë”.
Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Kushtrim Kokalla me 30 vjet.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...