Rënia e Leicester City në EFL League One u konfirmua në një mbrëmje të tensionuar në “King Power Stadium”, ku atmosfera u dominua nga zemërimi dhe zhgënjimi i tifozëve.
“Dhelprat” barazuan 2-2 me Hull City në ndeshjen e fundit ku kishin ende shpresa për mbijetesë në EFL Championship, por rezultati nuk mjaftoi për të shmangur rënien.
Pas përfundimit të takimit, një grup tifozësh të revoltuar qëndruan jashtë stadiumit për të kërkuar llogari nga drejtuesit e klubit. Në shënjestër ishte kryetari Aiyawatt Srivaddhanaprabha.
Ai u përball drejtpërdrejt me tifozët, duke dëgjuar kritikat dhe pyetjet e tyre. Në një moment, ai u shpreh.
“Mund të më fajësoni mua nëse doni… unë përpiqem gjithçka, të gjithë po përpiqemi”.
The chat with Top
🎥@MattTrevelyan39 pic.twitter.com/Hj5gp0aaCe
— Elm🦊 (@Elm_665) April 21, 2026
Kur u pyet për të ardhmen dhe investimet, përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Do të përpiqem”.
Pas shkarkimit të Martí Cifuentes në janar, klubi emëroi Gary Rowett në përpjekje për të shpëtuar sezonin. Por ai arriti vetëm një fitore në 12 ndeshje – një bilanc që vulosi fatin e skuadrës.
Sipas raportimeve, palët pritet të ndahen në verë, pa plane për vazhdim bashkëpunimi në League One.
Pak tifozë ishin të pranishëm në këtë ndeshje vendimtare, por ata që erdhën e bënë të qartë pakënaqësinë e tyre. Lojtarët u fishkëllen që para fillimit të ndeshjes, ndërsa reagimet negative vazhduan gjatë gjithë lojës.
Gabimet në fushë vetëm sa e përkeqësuan situatën. Një pasim i gabuar i portierit Asmir Begović i dhuroi golin e avantazhit Hull City përmes Liam Millar.
Në stadium u dëgjuan vazhdimisht thirrjet “shkarkoni drejtuesit”, ndërsa kritikat nuk kursyen as drejtuesit e lartë si Jon Rudkin.
Me vetëm një fitore në 17 ndeshjet e fundit, rënia e Leicesterit duket si rezultat i një krize të thellë sportive dhe organizative.
Kujtojmë se Leicesteri u shpall kampion i Premier Leagues në vitin 2016, teksa nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në ligën e tretë angleze./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...