Prishtina Parking njofton se nga nesër (22 janar 2024) do të hyj në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.
Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur edhe veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezident, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezident?
– të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking.
– në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.
– nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.
– nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.
– të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.
– deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat)./Arbresh.info/
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...