Nëna në Gjakovë e ka njoftuar policinë se ka gjetur dy qese me narkotikë në kuzhinë, pasi djali i saj i mitur është përdorues.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Gjakovë / 25.10.2025 – 16:00. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në kuzhinën e shtëpisë së saj i kishte gjetur dy qese me substanca narkotike të cilat sipas saj i përkasin djalit të saj të mitur pasi është përdorues i narkotikëve. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 9.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...