Rrokulliset një kamionetë me ujë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

12:37 | 30 Maj 2026
E.K

Një kamionetë e ngarkuar me shishe uji është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një kamionetë.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes. Njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht”, ka deklaruar Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 51-të të autostradës, rreth orës 09:30 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa hetimet për shkaqet e tij po vazhdojnë.