Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra.
Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se kanë pranuar sot vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë.
“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, shkruan Sallahu.
Tutje, Sallahu ka shtuar se do të presin ftesat e Këshillit për të prezantuar fakte për kërkesën që Thaçi të shkarkohet nga pozita e tij.
“Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”, shkruan Sallahu.
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...