Drejtori Rajonal i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, kryeson listën e vlerësimit nga kompania e kontraktuar nga Ambasada Britanike për përzgjedhjen e drejtorit të burgjeve.
Në një dokument të cilin kompania ia ka dërguar ministrit të Drejtësisë e të cilin e ka siguruar Kallxo.com shkruhet se paneli intervistues dhe kompania britanike janë pajtuar plotësisht me renditjen e kandidatëve në listën ku Nehat Thaçi është vlerësuar si kandidati më i mirë për këtë pozitë. Autenticitetin e letrës dhe pranimin e saj e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga kabineti i Ministrit Abelard Tahiri.
Faton Fetahu, këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, i ka konfirmuar Kallxo.com se MD ka pranuar raportin në lidhje me procesin e përzgjedhjes së pozitës së drejtori të burgjeve. Në listën e ngushtë për këtë pozitë janë edhe Rasim Selmanaj, drejtor aktual i burgut të sigurisë së lartë, dhe Enver Rrustemi, ish zyrtar i IPK-së dhe ish kandidat i AAK-së për komunën e Vitisë.
Vendimi përfundimtar për emërimin e drejtorit të burgjeve merret në Qeverinë e Kosovës pas propozimit nga Ministri i Drejtësisë.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...