Gjashtë qytetarë të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci ende janë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.
Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët.
Në momentin e aksidentit, që ndodhi më 25 korrik në afërsi të Slavonski Brodit në Kroaci, në autobusin që po qarkullonte në linjën Frankfurt- Prishtinë kanë qenë 67 pasagjerë dhe 2 shoferë.
Në spitalin “Dr. Josip Benčević” kanë marrë ndihmë mjekësore 42 qytetarë. 10 bashkatdhetarë nuk i mbijetuan aksidentit.
Pas përfundimit të trajtimeve mjekësore dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, në Gjermani janë kthyer me aeroplan 7 qytetarë, ndërsa njëri me transport të veçantë.
Në Kosovë, në formë të organizuar dhe privatisht janë kthyer 53 qytetarë.
Qeveria e Republikës së Kosovës u dëshiron shërim të plotë të lënduarve të hospitalizuar dhe i siguron se do të vazhdojë përkujdesin dhe angazhimin për ta. /arbresh.info/
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...