Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas protestës së PSD-së kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.
Gjatë kësaj proteste, kanë pësuar lëndime disa gazetarë, e në mesin e tyre edhe gazetari i portalit Arbresh.info, Pleurat Salihu i cili është alivanosur.
Lexo edhe:
AGK në reagim thotë se sjellja e Policisë së Kosovës është e papranueshme dhe e dënueshme teksa ka bërë thirrje që të respektojnë punën e gazetarëve.
“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini