Ashtu siç ka ngjarë javë më parë në Bruksel, edhe më 4 shtator Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar që Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti t’i fliste në serbisht.
Por për dallim nga hera e parë, Hoti këtu ia ka kthyer në gjuhën angleze.
Kështu ka rrëfyer kameramani i Klan Kosova, Bardh Stublla, i cili atë ditë po ndiqte nga afër gjithçka po që ndodhte në Washington.
“Derisa ishin në korridor Vuçiq i është drejtuar në serbisht Hotit: Si je a je mire?, Hoti ia ka kthyer në anglisht”, ka thënë Stublla.
“Vuçiq mbeti pa tekst me këtë rast. Edhe koordinatorit Skënder Hyseni i drejtohej në serbisht: Nuk po mundemi të të përcjellim, shumë i shpejtë. Hyseni ia ktheu: That’s the point? (Kjo është çështja). Hyseni i thoshte: Mund të flasim vetëm në anglisht”.
Stublla në Edicionin Special ka thënë se Presidneti Trump ka pasur një kujdes të veçantë për Avdullah Hotin.
“Tregonte me të afërsi shumë të madhe”.
“Trump thoshte se këtu ka shumë njerëz të mirë nga vendi juaj”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...