Zyrtarët e ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë kanë ndërmarrë aksion ndaj keqpërdorimit të ujit të pijshëm.
Kontrollerët e “Radoniqit” po i bëjnë kontrollet e tyre për shkak të temperaturave që kanë filluar të ngriten, dhe nga kujdesi për ujin.
Ujësjellësi “Radoniqi” janë të pafalshëm ndaj atyre që e keqpërdorin ujin e pijshëm, dhe kontrolluesit e tyre janë ndarë në disa ekipe që punojnë 24 orë.
Dy ekipe mbulojnë qytetin e Gjakovës, ndërkaq një tjetër mbulon Rahovecin dhe fshatrat përreth.
Ata po kontrollojnë se në mos bujqit po ujisin me ujë të pijshëm apo me bunarët e puset e hapura.
Udhëheqësi i kësaj kontrolle, Kadri Zhubi, tha se ky kontroll po bëhet për kujdes ndaj ujit dhe jo që ka mungesë të madhe të tij. Ai tha se është kontroll për ta ruajtur atë sasi.
Gjobat për keqpërdorim të ujit sillen nga 100 euro deri në 500 euro.
Gjobat për personat që përdorin ujin e pijshëm për të ujitur janë100 euro dhe ato gjoba ata do t’i paguajnë përmes faturave të ujit që do t’i marrin në vijim./Klan Kosova/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë