Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollin e lodrave për fëmijë, duke përfshirë tregun e brendshëm dhe zonat doganore.
Si rezultat i inspektimeve në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 lodra për fëmijë, me vlerë prej rreth 100,000 euro, të cilat nuk përmbushnin kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për tregun e brendshëm, njofton Ministria e Industrisë.
Gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, inspektorët kanë sekuestruar edhe 2,547 lodra të tjera për fëmijë, të cilat janë konstatuar se nuk përmbushnin standardet e sigurisë.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson se siguria e konsumatorëve, e në veçanti e fëmijëve, mbetet prioritet i pandashëm. Përmes këtyre aksioneve synohet që në treg të gjenden produkte të sigurta dhe në përputhje me standardet ligjore, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aksione të tilla edhe në të ardhmen, duke ftuar njëkohësisht operatorët ekonomikë të respektojnë plotësisht kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë për produktet që i vendosin në treg.”, thuhet tutje në njoftim.
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...