Ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së po përballen në Gjykatën Speciale të Hagës me akuza të rënda ku përfshihen krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe torturat.
Në bankën e të akuzuarve është tanimë edhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, ish-kryeministri por edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e bashkëpunëtorë të tij gjatë luftës e pas saj, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi.
Por ajo që ka krijuar pështjellim por edhe reaksion politik e publik është përfshirja e Lulzim Bashës, asokohe përkthyes i misionit ndërkombëtar të kombeve të Bashkuara UNMIK në Kosovë, në hetimet e kryera për llogari të Hagës ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Këto zhvillime u komentuan në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Mentor Nazarko.
Sipas tij, roli i liderit demokrat Basha është pa ndikim në procesin e gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë. Nazarko theksoi se në këto momente do të ishte mirë që të gjithë shqiptarët të mbajnë qëndrime të përbashkëta ndaj çështjes së gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së e të mos devijohen nga çështja kryesore.
“Unë e kam gjetur në qëndrimin që ka mbajtur krehu i LDK-së, Isa Mustafa, që i bënte thirrje Shqipërisë të mos e ekzagjerojnë me rolin e zotit Basha, sepse është devijim i çështjesh kryesore. Ajo e zotit Mustafa ishte një thirrje për të mbajtur qëndrime të përbashkëta ndaj çështjes së gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së. JO. Kjo varet nga roli që ai ka pasur. Në atë çfarë ka bërë publike në angazhimet në Kosovë, roli i tij ka qenë i një asistenti legal dhe përkthyesi, nuk duhet t’i atribuohen atij këto çështje. Unë i mirëkuptoj, merrem, di të vëzhgoj, eventet dhe marrëdhëniet që krijojnë partitë në fushatat elektorale. E shoh totalisht të vështirë të gjej ndonjë rol përcaktues, ndikues, ndihmës, përveç asaj që thash angazhimit të zotit Basha në atë hetim që kanë zënë fill në vitet 2003-2004. Marrja e medias me këtë temë është legjitime, që politika të merret me këtë temë, nuk prodhon asgjë, as në ndihmë të atyre që janë atje, as të dëmtojnë Bashën. Gjithmonë e përsëris, me këtë nivel njohje që kam, me dokumentacionet që kam, nuk shihet asnjë përgjegjësi e Bashës në ato dosje hetimore”, u shpreh Nazarko.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...