Natyra Kuçi, zëdhenëse e PSD-së, e cila i ka fituar votat për të qenë deputete në kuadër të koalicionit AAK-PSD, por që tash ulësja e saj rrezikohet me vendimin e PZAP-it me hyrjen e Nismës në Kuvend, ka thënë se nuk do t’i mbështetë votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se: “Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”.
“Nese hyn Nisma në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur. Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, ka shkruar Natyra Kuçi.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin