Një javë para se të ndërronte jetë, ish’deputeti e aktori Adem Mikullovci kishte deklaruar se ka gati plotë shkrime për një projekt të ri.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo thotë se është takuar me Mikullovcin një javë më parë e se nga ai kanë dëgjuar për shkrimet për një projekt të ri.
“Të vizituam bashkë me Albulenën e Luanin në Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, me modesti e urtësi e solle bisedën te aktiviteti i këtyre ditëve, te zhvillimet e fundit, po iu përcjelli na tha, na pyete për të gjithë. Na tregove se ke gati plot shkrime për një projekt të ri… por unë s’kam kohë më, se di a mund të punojë, jam lodhur. Por juve ju pres, ejani të gjithë me familje, merrini dhe fëmijët e rrimë një mbrëmje”, ka shkruar ajo.
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...