Dy ministra të kabinetit qeveritar, Arbërie Nagavci e Arsimit e Arben Vitia i Shëndetësisë, në Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore, folën për rëndësinë e shëndetit dhe edukimit.
Nagavci në këtë ngjarje, e para e këtij lloji jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon tha se shëndeti është gjëja më e rëndësishme që njeriu ka në jetë, por edukimi, tha ajo, është bazamenti i një jete të shëndetshme dhe të suksesshme.
“Kur bashkojmë forcat me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera, përpjekjet janë edhe më efektive. Fatmirësisht Kosova ka një rini të jashtëzakonshme vitale, ka ekspertë që janë të dëshmuar e po korrin suksese në tërë botën. Që nga marrja e mandatit kemi punuar fort në të gjitha dimensionet për të përmirësuar jetën në Kosovë”, tha Nagavci e cila tregoi se pjesë e simpoziumit janë personalitete të shquara të fushave mjekësore jo vetëm nga Kosova, por edhe profesorë, kirurgë e hulumtues nga universitete prestigjioze.
E para e Ministrisë së Arsimit tregoi se institucioni që ajo udhëheqë me theks të veçantë ka punuar në ndërkombëtarizmin e arsimit të lartë.
Tregoi se kanë mbështetur me bursa për herë të parë vajzat për t’i inkurajuar që ta zhvillojnë potencialin e tyre në fushat që tradicionalisht kanë qenë të mbizotëruara nga djemtë.
“Pa arsim nuk ka zhvillim e pa edukim nuk ka industri, kjo është e vërteta historike që e shoqëron rrugëtimin e secilit individ të formuar.”, tha Nagavci në këtë ngjarje./rtk
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...