Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar dje për në Trieste ku sot do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanzimave të Bashkimit Evropian.
Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.
Kryeministri Mustafa do të zhvilloj edhe takime bilaterale të nivelit të lartë.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian