Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Aleksandër Vuçiq po ndërynë në zgjedhjet demokratike të Kosovës duke provkokuar e kështu duke shkarkuar mllefin e humbjes nga kombëtarja e Shqipërisë në Serbi.
“Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë. Aleksandar Vuçiq shpërndan propagandë dhe gënjeshtra mbi procesin zgjedhor në Kosovë duke shënuar kështu ndërhyrje në një proces të lirë e demokratik zgjedhor në një shtet sovran.
Ai po përdor këtë provokim pjesërisht për ta shkarkuar mllefin mbi humbjen e mbrëmshme në futboll të Serbisë prej Shqipërisë, dhe pjesërisht për të tentuar të diskreditojë rregullsinë e zgjedhjeve në rast se gjërat për Listën Serbe nuk shkojnë si duhet. Deklaratat e Vuçiq përputhen plotësisht me narracionin e mediave ruse si RT Balkan duke potencuar “nervozizmin e shqiptareve për shkak te pjesëmarrjes se lartë te serbëve”, me qëllim krijimin e përshtypjeve qe ka tensione mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar Musliu.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...