Shpend Maxhuni, për herë të parë si drejtor i AKI-së, ka dalë përballë anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Zëvendëskryetarja e komisionit, Ganimete Musliu, ka folur në superlativ për Maxhunin, raporton KTV.
Shpreson se imazhin e mirë që i kishte dhënë policisë sa ishte drejtor do ta bartë edhe në AKI.
Musliu ka thënë se Maxhuni 18 herë e ka kaluar verifikimin.
Ajo ka siguruar qytetarët se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë, megjithëse veriu vazhdon ta sfidojë sigurinë. Musliu megjithatë ka shtuar se situata është nën kontroll.
Musliu nuk ka folur për rastin e gjashtë turqve të dëbuar nga Kosova. Ka thënë se fjalën përfundimtare do ta japë Komisioni Hetimor Parlamentar.
Pikërisht rasti i 6 shtetasve turq e solli Maxhunin nga policia në krye të AKI-së, pas shkarkimit që i bënë presidenti e kryeministri drejtorit të atëhershëm, Driton Gashi.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...