Deputetja e Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Ganimete Musilu ka kritikuar insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.
Sipas saj, shteti po vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit.
“Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia. Albulena po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë tonë. Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale”, ka shkruar Musliu në faqen e saj zyrtare në Facebook, përcjell Indeksonline.
Ajo ka shkruar se pavarësisht kësaj përpjekje, Albulena e Albini nuk do t’ia dalin.
“As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës.
Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan.
Ne nderkohe Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend nje Kosove të tére, po per me shite mend duhet fillimisht me pase mend.
#Gubana”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info/
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt