Zëvendës ministri i punëve të jashtme nga radhët e LDK-së përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar rrëzimin e Qeverisë. shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se LDK-ja ka treguar që është e mundur të punosh pa qenë i korruptuar.
“Kemi treguar që është e mundur të punosh në qeveri pa qenë korruptuar”, ka thënë Murtezaj
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij :
Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme.
Mundësi për ti dhënë vendit tonë Kosovës kontributin në rritje dhe zhvillim.
Kemi treguar që është e mundur të punosh në qeveri pa qenë korruptuar.
Për këtë ndjehem mirë, dhe i qetë.
Ndjehem i nderuar për këtë mundësi që më është dhënë, dhe falënderoj Kryeministrin z. Isa Mustafa për gjithë përkrahjen e tij. Gjatë gjithë kohës, komunikimi me Kryeministrin ka qenë komunikimi me i lehtë i mundshëm. Në të gjitha takimet interesi i Kosovës ka qenë synimi i vetëm dhe interesi që ka mbizotëruar. Nga përvoja me Kryeministrin mund të them që Kryeministri Mustafa është njeri serioz, i palodhshëm, pedant në punën e tij, dhe njeri që di të respektoje bashkëpunëtorët, dhe mbi të gjitha interesat e vendit.
Tani udhë të reja na presin përpara.
LDK-ja është e fortë.
LDK-ja, mban mbi shpatullat e veta historinë e lavdishme të Kosovës së re e të pavarur.
LDK-ja e Ibrahim Rugovës këtu do të jetë, sa të jetë Kosova. Sepse ka rrënjët thellë në popullin e madh të Kosovës.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe motivimin.
Së shpejti, bashkë do të fitojmë./Arbresh.info/
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...