Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka thënë se partitë opozitare, pavarësisht ndërrimit të kandidatit për kryekuvendar, sipas tij, po vazhdojnë me “taktikat bllokuese” për konstituimin e institucioneve të reja.
“E patë që, përkundër që u ndërrua kandidati, Donika Gërvalla mori votat e njëjta si Albulena Haxhiu. Asnjë votë nuk ndryshoi, pavarësisht kandidatit. Kjo është dëshmia që kemi të bëjmë me taktika bllokuese ndaj Kuvendit”, ka thënë Murati.
“Në Kosovë janë dy blloqe: njëri me 57 vota që kanë dalë nga këto zgjedhje, LVV, Guxo, Alternativa dhe partitë jo-shumicë jo-serbe, duke përfshirë edhe Nenad Rashiq. Në anën tjetër është blloku tjetër – PDK, LDK, AAK, Lista Serbe – me 56 deputetë, që janë të interesuar ta mbajnë të bllokuar Kuvendin. Çdo gjë tjetër që ka ndodhur ndërmjet janë makinacione që tentojnë ta vjedhin vullnetin e popullit”, ka thënë ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...