Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për kandidimet në zgjedhjet lokale që pritet të
Muhaxheri thotë se kandidimi i kryetarëve të komunave, do të varet nga hulumtimi që po bëhet per secilën degë të LDK-së në qytetet e Kosovës.
Ndërsa, sa i përket kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për rikandidim, Muhaxheri beson ë Haziri do të rikandidojë edhe në këto zgjedhje.
“Besoj që do të ketë rikandidim, është e rëndësishme që na me i rujt këto qytete të rëndësishme. Po ashtu me fitu edhe Prizrenin edhe Prishtinën. Me kandidatin e qëllum edhe Mitrovica është komunë që mundet me u fitu. Me kandidatin e qëllum për komunën e Ferizajit, LDK-ja do të jetë sfiduese për partitë e tjera”, tha Muhaxheri në Kanal 10.
Ai po ashtu beson se në kandidimet për kryetar komunash të LDK0-së do të ketë edhe gra.
“Besoj që do të ketë edhe gra, nuk e di sa, po prej orientimeve politike që ka kryetari besoj që do të ketë”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket kandidimit për kryetar të komunës së Podujevës, Muhaxheri thotë se LDK-ja do ta kthejë këtë komunë, me apo pa Agim Veliun.
“Duhet me pyet zotri Agim Veliun për këtë (për rikandidim për kryetar të Podujevës). Besoj që nuk u dasht me lon në rend të parë. Podujevën do ta kthejmë, me apo pa zotëri Veliun”, tha Muhaxheri.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë