Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nesër së bashku me UNDP do të organizojë konferencë për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve.
Sipas Ministrisë, kjo është mundësi e mirë edhe për bashkëatdhetarët që të shfrytëzojnë mundësinë të legalizojnë armët.
“Qëllimi i kësaj konference është që bashkërisht të nënvizojmë rëndësinë e ngritjes së sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe bashkërisht t’i ftojmë të gjithë qytetarët përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë që gjatë kësaj periudhe do të qëndrojnë në vendlindje për pushime të shfrytëzojnë këtë mundësi”.
Konferenca mbahet nesër, prej orës 11:00 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...
Albulena Haxhiu voton: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fo...
Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet...
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...