MPB ka ngritur gatishmërinë shtetërore me rastin e vëshimeve që kanë ndodhur sot

19:41 | 19 Janar 2023

Sot që nga orët e para të ditës kanë filluar reshjet atmosferike të shiut, me ç’rast në Rajonin e Mitrovicës dhe Pejës ka pasur ngritje të nivelit të ujit në lumenj dhe ka pasur vërshime të shpejta.

Agjencioni i Menaxhimit Emergjent në kuadër të MPB-së në koordinim me IHMK-në ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.

Aktualisht, MPB është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, përfshirë AME-në me të gjitha Njësitë e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim dhe koordinim me të gjitha ministritë tjera, për marrjen e të gjitha masave për përballimin sa më të lehtë të situatës.

“Apelojmë tek qytetarët që jetojnë në zona ku ka përmbytje që të kenë kujdes të shtuar dhe të komunikojnë me autorietet shtetërore që t’iu vijnë në ndihmë. Qendrat Operative Emergjente janë aktivizuar në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për çdo urgjencë duhet të kontaktojnë në numrin emergjent 112. Ndërsa një raport i detajuar për situatën e krijuar nga vërshimet në vend do të publikohet ndërkohë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale