Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij vikendi në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, shkruan arbresh.info.
Sipas këtij instituti të shtunën vranësirat do të jenë të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore.
Sasitë e reshjeve parashihet të jenë të ulëta.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme./arbresh.info/
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...