Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se nesër (e hënë) do të mbahet konferencë për media ku do të diskutohet gjerësisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-së dhe përfitimet që bizneset vendore do t’i kenë.
Sipas njoftimit për media, konferenca pritet të filloj nga ora 14:00 dhe mbahet në objektin e ministrisë, përcjell Arbresh.info.
Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe kryetarët e shoqatave.
“Për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar më herët një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që, përveç kapitullit të tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve në këtë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e MINT-it./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...