Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, ku kanë bashkëbiseduar për gjendjen aktuale të punëtorëve dhe shërbimet që i bëjnë në këto kushte të emergjencës shëndetësore.
Sindikalistet e njoftuan ministren Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sindikalistët gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës, që të shpërblehen për punën e palodhshme që po e bëjnë.
Ministrja duke e marrë për bazë angazhimin e tyre në këtë kohë i falënderon punëtorët e KEDS-it, të cilët po punojnë 24 orë për të siguruar energji të pandërprerë për qytetarët tanë në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19.
Ministrja Hajdari u premtoi atyre se së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...