Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përshëndetur aksionin e sotëm të policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku janë arrestuar disa zyrtar për keqpërdorim me subvencione.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë.
“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se shteti i së drejtës nuk ka alternativë.
Ndryshe sot Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në AZHB lidhur me keqpërdorimet me subvencione. Ky aksion ishte vazhdim i aksionit të mëhershëm që kishte ndodhur në fillim të këtij vitit ku ishin arrestuar mbi 10 zyrtarë.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...