Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, për të parë nga afër situatën e krijuar nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në aparaturat kësaj klinke.
Për situatën e krijuar, ministri Latifi, u njoftua nga Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë, ku nga këta të fundit u kërkua vlersim i detajuar për dëmet e shkaktuara.
Ministri Latifi, veçoi se deri sa ne presim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Klinikës së Onkologjisë, në ndërkohë jemi duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve tanë.
Po ashtu, ministri , tha se është e mundur që bisedime të tilla të kemi edhe me shtetet tjeravtë rajonit.
Numri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe në njëherit në trajtim është 233.
Latifi, me këtë rast, falënderoj stafin që kanë qenë prezent në kohën kur ka ndodhur dëmet, të cilët kanë intervenuar në kohë reale. /arbresh.info/


Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116