Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Ministri Reçica dhe Krasniqi diskutuan rreth veprimeve të përbashkëta që mund të ndërmerren në këto ditë jo të lehta nëpër të cilat po kalon vendi, si pasojë e pandemisë.
Në këtë takim, ata po ashtu bashkëbiseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe OAK, veçmas në fushën e sektorit privat, i cili është dëmtuar shumë si pasojë e pandemisë.
Ministri Reçica, theksoi, se eksperienca profesionale e OAK-ut është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët./arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim