Në kuadër të vizitës së tij të parë në Kosovë, Drejtori Gjeneral i Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar Dr. Abdulhamid Alkhalifa dhe Ministri Hekuran Murati nënshkruan marrëveshjen e kredisë për programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”, marrëveshje kjo që kap vlerën prej 40 milionë dollarë.
Marrëveshja në fjalë mbështetë prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik, shkruan arbresh.info.
Marrëveshja me OPEC vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme.
Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia jonë është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirumar edhe njëherë përkushtimin drejt realizimit të Programit Qeverisës.
Në anën e tij, Drejtori Gjeneral i Fondit OPEC, Dr. Alkhalifa vlerësoi lartë partneritetin me Qeverinë e Kosovës, si dhe theksoi se programi synon të mbështesë rimëkëmbjen pas pandemisë, zhvillimin e sektorit privat, si dhe promovimin e tranzicionit në një ekonomi të gjelbër e në përputhje me objektivat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës.
Ministri Murati shprehu mirënjohjen e tij ndaj Fondit OPEC për parneritetin e deritanishëm, dhe të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin në projekte të tjera zhvillimore që janë në interes të qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/


Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...