Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka raportuar sot para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me gjendjen në ndërmarrjen “Trepça Sh.A.” dhe ndërmarrjet publike.
Ministri Kuçi në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Kosovës si aksionar i parë i Ndërmarrjes Publike (NP) “Trepça Sh.A.”, prezantoi një ekspoze të shkurtër lidhur me këtë ndërmarrje publike qendrore, ku potencoi se “Trepça” synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve dhe avancimin e kapitalit tekniko teknologjik, si parakusht për rivitalizimin e saj si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë dhe jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik, transmeton arbresh.info
Në interesimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkarkimet dhe emërimet e anëtarëve të përkohshëm në borde, Ministri Kuçi potencoi se nuk ka gjetur ndonjë element kontestues në veprimet e ndërmarra në shkarkimet dhe emërimet e anëtarëve të përkohshëm të bordeve, përveç të emërimit të Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, për të cilën tha se ka kërkuar interpretim ligjor dhe po ashtu do të kërkojë interpretim edhe nga Zyra Ligjore e Kryeministrit.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi i njoftoi anëtarët e Komisionit edhe për nismën e shpalljes së konkursit për bordet e rregullta të Ndërmarrjeve Publike.
Ky është raportimi i parë i Ministrit të Ekonomisë dhe Ambienti, Blerim Kuçi, në Komisionin Parlamentar që nga marrja e detyrës së tij./arbresh.info
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...